FOKUS – Franca ngrin asetet e liderit të Hamasit në Gaza, Yahya Sinouar

by admin
Spread the love



PARIS, 5 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Franca ka urdhëruar ngrirjen për gjashtë muaj të  pasurisë së liderit të lëvizjes Hamas në Gaza, Yahya Sinouar, i konsideruar si organizatori i sulmeve të 7 tetorit kundër Izraelit.

Dekreti është botuar në ”Journal Officiel”, gazeta zyrtare franceze.

”Fondet dhe burimet ekonomike që i përkasin, në pronësi të, të mbajtura ose të kontrolluara nga Yahya Sinouar i nënshtrohen masës së ngrirjes”, thuhet në dekret.

Ai hyn sot në fuqi.

Ministria e Ekonomisë nuk specifikoni shumën e këtyre aseteve./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNis Festivali Teatror “Hapat”, kurorëzim i Fondit të Teatrit për të Rinj


You may also like