FOKUS – Franca, Jordania dhe Egjiptit bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 9 prill /ATSH-DPA/- Udhëheqësit e Francës, Jordanisë dhe Egjiptit bënë thirrje për një armëpushim në Gaza përmes një deklaratë të përbashkët të botuar të hënën.

“Lufta në Gaza dhe vuajtjet katastrofike humanitare që ajo po shkakton duhet të marrin fund tani”, thanë Abdel Fattah al-Sissi i Egjiptit, Emmanuel Macron i Francës dhe mbreti i Jordanisë Abdullah në një deklaratë të përbashkët të botuar nga “Washington Post”.

“Ne theksojmë nevojën urgjente për një armëpushim të përhershëm në Gaza. Dhuna, terrori dhe lufta nuk mund të sjellin paqe në Lindjen e Mesme. Zgjidhja me dy shtete do të sjellë”, thanë liderët.

Një zgjidhje me dy shtete parashikon bashkëjetesën paqësore të Izraelit dhe një shteti palestinez, bazuar në kufijtë e territoreve palestineze të pushtuara nga Izraeli që nga viti 1967 – Bregu Perëndimor, Jerusalemi Lindor dhe Rripi i Gazës.

Të tre liderët argumentojnë se ky opsion është e vetmja rrugë e besueshme për të garantuar paqen dhe sigurinë për të gjithë, dhe garantimin që as palestinezët dhe as izraelitët nuk duhet të përjetojnë kurrë tmerret që i kanë goditur që nga sulmi i 7 tetorit.

Rreth 1 200 njerëz u vranë gjatë sulmeve ndaj Izraelit të udhëhequra nga militantët e organizatës palestineze Hamas më 7 tetor, dhe sipas raporteve të mediave izraelite rreth 250 të tjerë u rrëmbyen në Gaza.

“Izraeli u përgjigj me sulme masive ajrore dhe një ofensivë tokësore, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 33 000 njerëzve”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, pjesa më e madhe e së cilës është lënë në gërmadha dhe në prag të urisë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like