FOKUS – Finlanda mbyll për një kohë të pacaktuar pikat kufitare me Rusinë

by admin
Spread the love



HELSINKI, 4 prill /ATSH-DPA/- Kufiri i Finlandës me Rusinë do të mbetet i mbyllur për një kohë të pacaktuar, njoftoi sot qeveria e vendit.

Në shkurt Helsinki urdhëroi mbylljen e kufirit deri më 14 prill, masë e cila tani është shtyrë deri në një njoftim të dytë.

Mbyllja e pacaktuar do të thotë se migrantët ende nuk do të mund të aplikojnë për azil në pikat kufitare.

Finlanda kërkon të parandalojë kërcënimin e migrimit të synuar nga Rusia në pranverë duke mbyllur portet për transportin detar.

Finlanda, e cila kufizohet me Rusinë në lindje në një distancë prej më shumë se 1300 kilometrash, filloi të mbyllte gradualisht pikat kufitare në nëntor.

Autoritetet finlandeze akuzojnë Moskën për dërgimin e qëllimshëm të azilkërkuesve pa dokumente për të shkaktuar probleme për vendin e BE-së dhe NATO-s. Kremlini e ka hedhur poshtë këtë pretendim. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBallanca me përfaqësuesin e UNICEF: Bashkëpunim për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve


You may also like