FOKUS – Ekonomia britanike zyrtarisht në recesion në vitin 2023

by admin
Spread the love

LONDËR, 15 shkurt /ATSH/ – Britania e Madhe ra në recesion gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar, tregojnë shifrat zyrtare, pasi ekonomia u tkurr me më shumë se sa pritej, sipas BBC.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ra me 0,3% midis tetorit dhe dhjetorit.

Kjo pason një rënie midis korrikut dhe shtatorit.

Mbretëria e Bashkuar konsiderohet të jetë në recesion nëse PBB-ja bie për dy periudha tre-mujore të njëpasnjëshme.

Parashikimet për financat publike janë përkeqësuar javët e fundit pasi kostot e interesit për huamarrjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar janë rritur.

Shifrat e Zyrës Kombëtare të Statistikave treguan se gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar, ka pasur një ngadalësim në të gjithë sektorët kryesorë që ajo mat për të përcaktuar shëndetin e ekonomisë, përfshirë atë të ndërtimit dhe të prodhimit.

Shifra për tre muajt e fundit të vitit të kaluar ishte më e keqe se një rënie prej 0,1% e parashikuar gjerësisht nga tregjet financiare dhe ekonomistët.

PBB-ja për tremujorin e tretë, ndërmjet korrikut dhe shtatorit ra me 0,1%.

Shifrat e fundit treguan se inflacioni – i cili mat ritmin e rritjes së çmimeve – mbeti në 4% në janar./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like