FOKUS – ChatGpt tashmë edhe ua lexon përgjigjet!

by admin
Spread the love

SAN FRANCISKO, 6 mars /ATSH- ANSA/ – Sistemi i Inteligjencës Artificiale, ChatGpt, tashmë do të lexojë përgjigjet me zë të lartë.

Opsioni quhet “Lexo me zë” dhe është i disponueshëm në 37 gjuhë të ndryshme si në versionin web ashtu edhe në aplikacion dhe zbulon automatikisht gjuhën e tekstit që lexohet.

Shtatorin e kaluar, ChatGpt prezantoi një funksion zanor që lejon përdoruesit të bëjnë pyetje në chatbot pa pasur nevojë të shtypin fjalë në tastierë, por thjesht duke përdorur zërin e tyre.

Funksioni i leximit me zë e vë ChatGpt në konkurrencë me asistentët zanorë.

”Rival Anthropic”, një kompani e inteligjencës artificiale e themeluar nga ish-punonjës të OpenAI, njoftoi ardhjen e modeleve ”Claude 3 AI”.

Ato quhen ”Haiku”, ”Sonnet” dhe ”Hopus”.

Kompania i përshkruan ata si më të shpejtat dhe me aftësi më të mira për zgjidhjen e problemeve./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like