FOKUS – Charles III tërhiqet nga detyrat publike, pritet kthimi i princit William

by admin
Spread the love

LONDËR, 7 shkurt /ATSH-AA/ – Princi Mbretërisë së Bashkuar, William, trashëgimtari i fronit, pritet të marrë disa detyra në emër të babait të tij, mbretit Charles III, i cili është tërhequr nga detyrat publike për të trajtuar kancerin.

Mbreti 75-vjeçar Charles, i cili ka shtyrë të gjitha detyrat e tij publike, ka filluar trajtimin e tij mjekësor si pacient i jashtëm nën mbikëqyrjen e ekipit të tij të specializuar të mjekëve, sipas raportimeve të mediave lokale.

“Ai është në formën e tij të zakonshme të mirë në të gjitha aspektet, vetëm pak i frustruar që gjendja e tij ka ndikuar jo vetëm në planet e tij, por ka ndikuar edhe tek të tjerët”, raporton “Telegraph”, duke cituar një burim nga Pallati Buckingham.

Të martën, Mbreti Charles u pa për herë të parë që nga diagnostikimi i tij me kancer, pasi u takua me djalin e tij më të vogël, Princin Harry, i cili në Londër erdh nga Los Angelesi ku ishte shpërngulur në vitin 2020 pasi hoqi dorë nga detyrat mbretërore.

Charles dhe Mbretëresha Camilla u panë duke u larguar nga Clarence House 45 minuta pas mbërritjes së William-it, me makinë për në Pallatin Buckingham dhe më pas duke fluturuar me helikopter për në pronën private të mbretit Sandringham në Norfolk.

Ky ishte takimi i parë personal midis Charles dhe Harry-t pas kurorëzimit të mbretit majin e kaluar ndërsa sipas “Sky News”, Princi Harry nuk ka në plan të shohë Princin William gjatë vizitës së tij në Britani.

Princi William, 41-vjeç, po kthehet në detyrat zyrtare këtë javë pasi ka marrë pushim pas operacionit abdominal të gruas së tij Catherine muajin e kaluar dhe trashëgimtari i fronit pritet të marrë gjithashtu disa detyra në emër të Charles.

Më 17 janar, Pallati Buckingham tha se Charles do t’i nënshtrohet një “procedurë korrigjuese” në spital për zgjerimin e prostatës. Pallati më vonë lëshoi një deklaratë tjetër, ku tha se ai ishte shtruar në spital për një trajtim të planifikuar të prostatës.

Pas qëndrimit tre netësh në Klinikën e Londrës, Charles u largua nga spitali. Por, Pallati Buckingham njoftoi të hënën se Charles është diagnostikuar me kancer dhe ka filluar trajtimin.

“Madhëria e tij ka zgjedhur të ndajë diagnozën e tij për të parandaluar spekulimet dhe me shpresën se mund të ndihmojë në mirëkuptimin publik për të gjithë ata në mbarë botën që janë të prekur nga kanceri”, shtoi ai.

Charles u ngjit në fron pas vdekjes së nënës së tij, e cila qëndroi shumë vite në fron, Mbretëreshës Elizabeth II në Kalanë Balmoral në Skoci më 8 shtator 2022. Në maj 2023, në shërbimin e parë të kurorëzimit në gati 70 vjet, ai u kurorëzua në Westminster Abbey në Londër.

Pasi u kurorëzua zyrtarisht, Charles u bë mbreti i Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 vendeve të tjera të Komonuelthit, përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like