FOKUS – Çfarë ndodh me trurin e fëmijëve të ngulitur pas ekranit? ​

by admin
Spread the love

ROMË, 21 shkurt /ATSH/ – Fëmijët nga zero deri në dy vjeç nuk duhet të lihen kurrë para ekranit të televizorit, tabletit, PC-së apo smartfonit, shkruan focus.it.

”Maksimumi një orë në ditë është koha e rekomanduar për fëmijët nga dy deri në pesë vjeç”, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vite të tëra studimesh dhe dhjetëra kërkimesh, në fakt, kishin gjetur probleme të ndryshme të sjelljes tek fëmijët e vegjël, të cilëve u ishin besuar kujdestarëve.

Televizorët, tabletat dhe celularët provokojnë nervozizëm, apati, vonesë në të folur, shqetësime me gjumin, humbje të aftësive njohëse, probleme me vëmendjen, kujtesën dhe vështirësi në të kuptuar.

Tani, kjo listë po bëhet edhe më e gjatë sepse sipas një ekipi studiuesish nga Universiteti Drexel, Filadelfia (SHBA), ekspozimi ndaj ekraneve të foshnjave dhe fëmijëve nën moshën dy vjeç mund të shoqërohet me probleme të përpunimit shqisor, të cilat janë të përhapura në çrregullimet e spektrit të autizmit dhe çrregullimit të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD).

Studimet më të rëndësishme që kanë treguar se sa të rrezikshëm janë telefonat celularë për zhvillimin e fëmijëve.

Përpunimi atipik ndijor është çrregullimi që vuajnë fëmijët të cilët, pavarësisht se kanë organe shqisore normale nga pikëpamja fiziologjike, janë shumë të ndjeshëm – ose aspak – ndaj stimujve shqisorë, d.m.th. ndaj asaj që shohin, prekin, shijojnë, nuhasin dhe dëgjojnë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like