FOKUS – Brazili përjeton përhapje të shpejtë të viruseve ”Denge dhe ”Zika”

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 13 mars /ATSH/ – Epidemia ‘’Denge’’ nuk ndalet. Në Brazil, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga ministria e Shëndetësisë, këtë vit janë konfirmuar 391 vdekje të shkaktuara nga infeksioni i mushkonjave, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për 854 vdekje të tjera, shkruan il messaggero.it.

Rastet e dyshuara kalojnë një milion e gjysmë, prej të cilave 12 mijë janë të rënda. Një emergjencë shëndetësore është shpallur gjithashtu në 9 shtete të vendit të Amerikës së Jugut.

Sindroma e infeksionit kongjenital për virusin Zika gjithashtu u rihap sërish në vitin 2023, me 1035 raste, shifra më e lartë që nga viti 2019. Një koktej virusesh që tani tremb edhe Evropën.

Si t’i njohim ato?

Me pak fjalë, simptomat e Dengës janë: temperaturë e lartë, dhimbje koke të forta, dhimbje prapa dhe rreth syve, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, të përziera dhe të vjella, acarime të lëkurës që shfaqen pas temperaturës.

Për Zika-n, megjithatë, vlerësohet se në 80% të rasteve infeksioni është asimptomatik.

Simptomat, kur janë të pranishme, janë të ngjashme me ato të sindromës së gripit, ndonjëherë të shoqëruara me skuqje makulopapulare, artralgji, mialgji, dhimbje koke dhe konjuktivit.   /os/

 

The post FOKUS – Brazili përjeton përhapje të shpejtë të viruseve ”Denge dhe ”Zika” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like