FOKUS – BE: Nuk do të ndalojë së mbështeturi Ukrainën dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 18 korrik /ATSH-DPA/ – Ministrat e Jashtëm të BE-së deklaruan se nuk duhet të ketë asnjë dyshim për angazhimin e tyre për të sanksionuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës, pavarësisht gjendjes së krijuar nga rritja e çmimeve të energjisë në Evropë.

”Bashkimi Evropian nuk do të ndalojë së mbështeturi Ukrainën dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, theksoi kryediplomati i bllokut, Josep Borrell, përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

Ministrat e Jashtëm të BE-së takohen për të diskutuar një paketë të re sanksionesh, për të ndaluar eksportet e arit rus nga blloku dhe për të forcuar zbatimin e masave ekzistuese ndëshkuese.

Megjithatë, ndikimi i sanksioneve aktuale ruse në BE errësoi fillimin e takimit. Borrell mohoi kategorikisht çdo kërkesë nga vendet anëtare të BE për të hequr çdo masë që lidhet me rritjen e kostove të energjisë.

Problemet energjetike të Gjermanisë ishin gjithashtu në qendër të vëmendjes, me mbylljen e planifikuar për mirëmbajtjen e ”Nord Stream 1”, një gazsjellës i madh rus për në Gjermani, duke shkaktuar shqetësim.

Që nga qershori, edhe para se të mbyllte rubinetat për mirëmbajtje këtë javë, Rusia kishte kufizuar flukset e Rrjedhës së Veriut, në atë që shihet si një hakmarrje ndaj sanksioneve evropiane për pushtimin e Ukrainës. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like