FOKUS – Baerbock: 100 ditë pasigurie dhe shprese në Gaza

by admin
Spread the love

BERLIN, 14 janar /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka riafirmuar shpresën e saj për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga lëvizja islamike palestineze Hamas në ditën e njëqindtë të luftës në Rripin e Gazës.

“Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të heqim dorë nga puna jonë derisa të gjithë pengjet e Hamasit të kthehen në shtëpi”, shkroi sot Baerbock në X.

“Për 100 ditë, fëmijët, prindërit, vëllezërit, motrat, miqtë kanë munguar në Izrael. 100 ditë pasigurie, dëshpërimi, pikëllimi dhe shprese”, shtoi ajo.

Kjo e diel shënon 100 ditë lufte në zonën bregdetare të Mesdheut të mbyllur nga Izraeli.

Ai u shkaktua nga sulmi shkatërrues terrorist ndaj Izraelit nga Hamasi dhe grupet e tjera ekstremiste më 7 tetor.

Më shumë se 1 200 njerëz u vranë dhe rreth 250 të tjerë u morën peng në Rripin e Gazës.

Izraeli u përgjigj me sulme masive ajrore dhe një ofensivë tokësore./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like