FOKUS – Armëpushim mes koalicionit nën drejtimin saudit dhe rebelëve Houthi

by admin
Spread the love

BERLIN, 30 mars /ATSH-DPA/ – Aleanca e udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton kundër rebelëve Houthi të Jemenit ka njoftuar një armëpushim duke filluar nga sot.

Koalicioni njoftoi përmes agjencisë saudite të lajmeve SPA se do të respektonte një armëpushim ”për krijimin e kushteve të përshtatshme të nevojshme për konsultime të suksesshme dhe një mjedis të favorshëm për muajin e shenjtë të Ramazanit për të arritur paqen dhe për të arritur sigurinë dhe stabilitetin në Jemen”.

OKB-ja kishte bërë thirrje më herët për një ndërprerje të armiqësive gjatë muajit të agjërimit mysliman të Ramazanit, i cili fillon në fillim të prillit.

Në mes të marsit, Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) ftoi palët në konflikt në bisedime në Riad.

Konsultimet njëjavore do të fillonin më 29 mars, por Houthit refuzuan të merrnin pjesë.

Lufta civile në Jemen po hyn në vitin e tetë. Ajo ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë në vendin e varfër.

Arabia Saudite dhe aleatët e saj kanë luftuar së bashku me qeverinë në Jemen kundër Houthëve të mbështetur nga Irani që nga viti 2015, duke kërkuar të zvogëlojnë ndikimin e Teheranit.

Rebelët Houthi kontrollojnë pjesë të mëdha të veriut, përfshirë Sanaan.

Deri më tani, të gjitha përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit kanë dështuar.

Të premten e kaluar, sulmet me raketa nga Houthët dhe me dron mbi mbretërinë çuan në shpërthimin e zjarrit në një fabrikë nafte pranë vendit ku zhvillohet Formula 1 në Xhedah.

Koalicioni u përgjigj me kundërsulme./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like