FOKUS – Anija gjermane shpëton 106 migrantë në Detin Mesdhe

by admin
Spread the love

ROMË, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – Organizata gjermane e ndihmës “Sea-Eye”, e cila shpëtoi të martën 106 migrantë me varka nga Deti Mesdhe, i transportoi ata në qytetin jugor italian të Brindisit.

“Anija “Sea-Eye 4″ arriti në port dje pasdite pasi shpëtoi migrantët në Mesdheun qendror”, tha grupi, me qendër në Regensburg të Bavarisë.

Migrantët u shpëtuan në ujërat ndërkombëtare në jug të ishullit italian të Lampedusa. Ekuipazhi ishte informuar për dy varka të palundrueshme dhe kishte marrë njerëzit në bord.

“Migrantët përfshinin 45 fëmijë, disa prej tyre të pashoqëruar. Ky ishte misioni i fundit i shpëtimit I “Sea-Eye”, sipas organizatës.

Ministria e Brendshme e Italisë tha se më shumë se 155 750 migrantë mbërritën në Itali përmes detit këtë vit. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i tyre ishte pothuajse 103 850. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like