FOKUS – Al Gore: Draftteksti në konferencën për klimën u diktua nga shtetet prodhuese të naftës

by admin
Spread the love



DUBAI, 12 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së dhe veterani i politikës klimatike, Al Gore ka kritikuar ndikimin e pretenduar të shteteve prodhuese të naftës në drafttekstin përfundimtar të bisedimeve globale për klimën në Dubai.

”Është edhe më keq se sa shumë kishin frikë”, shkroi Al Gore në X.

”Bota ka nevojë të dëshpëruar të heqë dorë nga karburantet fosile sa më shpejt që të jetë e mundur, por ky draft i turpshëm duket sikur OPEC-u e ka diktuar fjalë për fjalë”, shtoi ai.

Pak ditë më parë karteli i naftës OPEC u dërgoi një letër vendeve anëtare për të parandaluar rezolutat ambicioze.

Al Gore e përshkroi tekstin, i cili ndryshe nga versionet e mëparshme nuk përmend më heqjen graduale të qymyrit, naftës dhe gazit, si “thellësisht ofendues për të gjithë ata që e kanë marrë këtë proces seriozisht”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakVeliaj takon Granoff në SHBA: Do të bashkëfinancojmë 3 nisma të mëdha


You may also like