FOKUS – AI akuzon Rusinë për kufizimin e të drejtave të medias

by admin
Spread the love

MOSKË, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – ”Amnesty International” ka akuzuar Rusinë se u ka mbyllur gojën gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut që përpiqen të raportojnë protestat kundër luftës në vend.

“Ne mund të shohim se autoritetet ruse janë të vendosura jo vetëm për të parandaluar dhe penalizuar ashpër çdo protestë, sado paqësore, por edhe për të minimizuar çdo ndërgjegjësim publik për të”, tha Natalia Prilutskaya, hulumtuesja ruse e ”Amnesty International”, në një deklaratë për shtyp.

Organizata për të drejtat e njeriut e ka kritikuar Rusinë për kufizimin gjithnjë e më të madh të të drejtave të medias dhe aktivistëve që kur presidenti Vladimir Putin mori detyrën në vitin 2000.

”Përveç rritjes së dhunës policore kundër gazetarëve, kufizimet ligjore i pengojnë gazetarët dhe punonjësit e tjerë të medias të informojnë publikun rreth protestave”, shtoi Prilutskaya.

Pasi Rusia nisi pushtimin e saj ndaj Ukrainë më 24 shkurt, vendi miratoi një ligj të ri të diskutueshëm i cili parashikon dënime të rënda për organizatat mediatike dhe individët për “shpërndarjen e informacionit të rremë për Forcat e Armatosura Ruse”./ /as/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like