Foda tregon mangësitë e Kosovës

by admin
Spread the love

Franko Foda debutoi me fitore në stolin e Kosovës, teksa “Dardanët” mposhtën Armeninë me rezultatin 0-1. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, pavarësisht suksesit, Foda deklaroi se  skuadra që ai drejton duhet të përmirësohet në disa reparte për ndeshjet tjera.

Trajneri theksoi se ka probleme në mesfushë dhe nuk u shpreh i kënaqur as me konkretizimin e rasteve, ndërsa theksoi se i skuadrës i nevojiten përmirësime në disa reparte. 

“Kemi krijuar shumë raste, në përgjithësi ka qenë mirë.

Në ndërtimin e lojës duhet të përmirësohemi. Kundërshtari kishte shumë raste në kundërsulme. Në te gjitha repartet duhet të përmirësohemi.

Problemi i vetëm ishte ne mesfushë, edhe në konkretizimin e rasteve duhet të punojmë sepse kishim shumë raste dhe nuk shënuam”, ka thënë Foda. 

Kosova do të zhvillojë edhe një miqësore tjetër, ku për kundërshtar do të ketë Hungarinë pas katër ditësh.

You may also like