FMN arrin marrëveshjen me Ukrainën! Kredi 15.6 miliardë dollarë, e para për një vend në konflikt aktiv

by admin
Spread the love

Në kohë lufte, Ukraina ka siguruar një litar shumë të nevojshëm shpëtimi, një marrëveshje për një hua prej 15.6 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Huaja është e para që FMN-ja miraton për një vend të përfshirë në një konflikt aktiv, sakaq paketa është shuma më e madhe e marrë nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë vitin e kaluar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se bordi i tij ekzekutiv programi i kredisë i miratuar për Ukrainën, është pjesë e një pakete globale prej 115 miliardë dollarësh për të mbështetur ekonominë e vendit ndërsa lufton me pushtimin 13-mujor të Rusisë.

Paratë do të shpërndahen në harkun kohor të katër viteve për të përmbushur nevojat e Ukrainës për t’u mbrojtur kundër pushtimit të Rusisë.

“Qëllimet kryesore të programit janë të mbështesin stabilitetin ekonomik dhe financiar në rrethana të pasigurisë jashtëzakonisht të lartë, të rivendosin qëndrueshmërinë e borxhit dhe të mbështesin rimëkëmbjen e Ukrainës në rrugën drejt pranimit në BE pas mbarimit të luftës”, tha në një deklaratë për media zyrtari i FMN-së, Gavin Grey.

Stafi i FMN-së ka njoftuar anëtarët e bordit për marrëveshjen. Zakonisht, kreditë e FMN-së mundësojnë mbështetje edhe nga Banka Botërore dhe institucione të tjera financiare.Sipas përllogaritjeve, kostoja e rindërtimit të Ukrainës vlerësohet të jetë qindra miliarda dollarë.

Një rimëkëmbje graduale ekonomike pritet gjatë tremujorëve të ardhshëm, pasi aktiviteti rimëkëmbet nga dëmet e mëdha në infrastrukturën kritike, megjithëse ka ende rreziqe të mëdha, përfshirë edhe rrezikun e përshkallëzimit të mëtejmë të konfliktit”, tha Grey.

Një zyrtar i lartë ukrainas përjashtoi çdo armëpushim në luftën e Rusisë kundër vendit të tij. Këto veprime u justifikuan ministri i Jashtëm Sergei Lavrov si kundërveprim i Rusisë përball “kërcënimeve ekzistenciale” për sigurinë dhe zhvillimin e Rusisë nga “shtetet jomiqësore”.


Top Channel

You may also like