Flutura Açka del me mesazhin e fuqishëm: Kush nxit përplasje të demokratëve, e dënoftë historia

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, pak para se të fillojë protesta e thirrur nga Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve që të mos nxisin përplasje.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se demokratët janë zemra dhe jo muret teksa thotë “kush nxit përplasje mes demokratëve e dënoftë historia”.

Postimi i Flutura Açkës:

Demokratët janë , jo mure, jo dritare, jo orendi! Demokratët janë paqja, jo u**rrejtja, jo linçimi, jo fyerja! Demokratët janë Liria, jo d**huna, jo djegia, jo shkatërrimi! Demokratët janë Ligji, jo muskujt. Demokratët janë Fjala, jo forca.

Në jemi 80 mijë demokratë, por duhet të respektojmë me paqen dhe civilizimin tonë ata 600 mijë shqiptarë që na votuan më 25 prill 2021. Ata, që i kishin varur kaq shpresa te ne, janë të trishtuar të na e shohin aq hapur etjen për të shqyer familjarin tonë, demokratin përballë.

Ata nuk do të na e falin kurrē qoftë një gur të hedhur sot, as qoftë miniaturat e skenarëve dumbabaiste të vitit 1998.
Kush nxit përplasje të demokratëve mes vedi sot, e dënoftë historia”, shkruan Aҫka.

You may also like