Fluminense në finalen e Botërorit për Klube, pret fituesin e çiftit Man. City-Urawa Reds

by admin
Spread the love

Fluminense, skuadra kampione e Copa Libertadores, mundi Al Ahly (2-0) këtë të hënë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, duke arritur kështu në finalen e kompeticionit për herë të parë në historinë.

Golat u shënuan në pjesën e dytë nga John Arias, që hapi rezultatin, duke ekzekutuar saktë një 11-metërsh (71′), dhe John Kennedy, që vulosi fitoren në minutën e 90-të.

Skuadra egjiptiane, e cila kishte eliminuar Al Ittihadin e Benzemasë në raundin e kaluar, ishte kërcënuese gjatë gjithë ndeshjes, duke realizuar gjithsej 20 goditje, por brazilianët iu falën portierit të tyre 43-vjeçar, Fábio, për të ruajtur të paprekur portën.

Te Fluminense duhet theksuar edhe rolin i mbrojtësit veteran, Marcelo, i cili ka fituar katër herë Kupën e Botës për Klube (gjithmonë me Real Madridin) dhe mori  penalltinë nga e cila erdhi goli i parë.

Skuadra e drejtuar nga Fernando Diniz tashmë është në pritje të fituesit të duelit mes Manchester City-t dhe Urawa Reds, ndeshje që zhvillohet këtë të martë, në orën 18.00./ Super Sport


Top Channel

You may also like