Fluks në pikën kufitare të Morinës – Shqip

by admin
Spread the love

Që nga nisja e muajit Qershor po zbatohet procedura e kalimit pa kontroll në doganë

Edhe këtë vit bregdeti shqiptar mbetet i preferuari i qytetarëve nga Kosova. Kjo e diel ka sjellë fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës.

Qytetarë të shumtë kanë kaluar doganën për në territorin tonë  ndërsa nuk janë shënuar radhë pritjeje të gjata. Udhëtarët thonë se do të qëndrojnë në Shqipëri për disa ditë.

Që në fillim të muajit qershor, në këtë pikë kufitare po zbatohet procedura e kalimit pa kontroll në kufi për të shmangur radhët bazuar në marrëveshjen e vitit të kaluar mes dy qeverive.

Vetëm këtë fundjavë kanë kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë 9200 persona nga Kosova.

Klan News

You may also like