Florida dhe Kuba në alarm, afrohet uragani Idalia: Përgatituni për më të keqen!

by admin
Spread the love

Florida dhe Kuba po përgatiten për stuhinë tropikale Idalia, e cila pritet të shndërrohet në një stuhi të rrezikshme të kategorisë 3, sipas meteorologëve vendas.

Idalia do të fitojë forcën e uraganit përpara se të prekë tokën në Big Bernd të Floridës, paralajmërojnë ata. Një tjetër stuhi sakaq, Franklin, mund të kthehet në kërcënim për jetën në Bregun Lindor të SHBA-së dhe Bermuda. Ajo vjen në kohën kur sezoni i uraganeve në Atlantik po i afrohet kulmit.

Franklin është stuhia e parë madhore e sezonit që zgjat nga qershori deri në nëntor. Aktualisht është një stuhi e kategorisë 4, me erëra që mbërrijnë në 230 km/h, por shpresat janë të nisi të dobësohet gjatë pasdites. Franklin po mbjell tashmë frikë përgjatë bregut juglindor të SHBA. Megjithatë, Florida për momentin është e fokusuar tek Idalia, me guvernatorin Ron DeSantis që paralajmëron për pasoja të rënda prej.

“Ky do të jetë një uragan i fuqishëm”, deklaroi ai, në një konferencë shtypi dhe absolutisht do të ndikojë në shtetin e Floridës në shumë e shumë mënyra.

“Stuhia pritet po kështu të sjellë përmbytje të mëdha në perëndim të Kubës, ku mijëra banorë janë evakuuar tashmë. Ka dy ditë që bie shi pa pushim”, tha një prej tyre, Yadira Alvarez, teksa bëhej gati të largohej bashkë me pesë fëmijët e saj.

“Ne përpiqemi të përgatitemi, por pavarësisht se çfarë bëjmë ne,  stuhia do të bëjë të vetën”, shton ajo. Në përgatitjen për mbërritjen e Idalias, aeroporti ndërkombëtar i Tampas është mbyllur gjithashtu që nga mesnata e së hënës.


Top Channel

You may also like