Floriana Garo: Lulzim Basha zëvendësoi demokratët me brava, shula dhe vula

by admin
Spread the love

Floriana Garo, Drejtore e Komunikimit e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD, ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të kryetarit të shkarkuar të PD, Lulzim Basha, në adresë ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, Garo thotë se është hera e parë në historinë e demokracisë që dikush kërkon të zëvendësojë anëtarësinë dhe partinë me hekura e brava.

Sipas saj, deputeti Lulzim Basha identifikohet si humbës serial dhe njeri i pazareve.

Opozita e kapur peng, thotë Garo, do të marrë fund në 8 janar.

Hera e pare ne historine e demokracise kur dikush kerkon te zevendesoje kuvendin, anetaresine dhe partine me hekura, brava, shula dhe vula! Deputeti Lulzim Brava eshte sinonim i humbjes seriale dhe pazareve! Ai eshte shembelltyra e nje opozite te kapur peng. Kjo do marre fund ne date 8 Janar“, shprehet Floriana Garo, drejtore e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të PD.

You may also like