Florian Marku do të bëhet sërish baba! Zbulohet gjinia e bebit

by admin
Spread the love

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku do të bëhet sërish baba.  Bashkëshortja e tij, Eirini është në pritje të ëmbël dhe çifti do të bëhen sërish prindër. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Florian Marku, në një festë shumë të veçantë për të dhe familjen e tij.

Në festën e përvjetorit të parë të të birit dhe partneres së tij, çifti kanë zbuluar gjininē e bebit të dytë në mënyrën më të ëmbël. Boksieri ka publikuar një video në rrjete sociale ku ka zbuluar Floriani dhe Eirini kanë zbuluar do të bekohen me një vajzë, pas djalit të tyre Matin.

“Kush ka vajza, botën ka. Presim vajzë”, ka shkruar Floriani krahas videos së publikuar në rrjete sociale. Kujtojmë që Florian Marku është baba i një djali, i cili mbushi një vjeç diten e diel. Boksieri e uroi të birin me një mesazh shumë të bukur dhe emocionues.

“Në datëlindjen e saj, bashkëshortja lindi djalin tonë. Kjo datë është e bekuar për ne. Urime vitin e parë të lindjes zemra e babit. Bashkë me mamin të dyve ju uroj shëndet dhe lumturi. Për të gjithë jetën, ju dua pafund”- shkroi Florian Marku në rrjete sociale.

You may also like