Florentina Osmani, e katërta që largohet nga udhëheqja e Drejtorisë së Inspektoratit në Podujevë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Nga paraardhësit e saj në postin që e trashëgoi para nëntë muajsh, Florentina Osmanit, nuk iu bartën veç punët, por me gjasë edhe fati i tyre.

Si tre tjerët që shërbyen para saj për më shumë se dy vjet të qeverisjes së Vetëvendosjes, dy prej të cilëve u shkarkuan e një u dorëhoq, as kjo drejtoreshë e Inspektoratit në Komunën e Podujevës, nuk arriti ta çoi në fund mandatin.

Ajo u lirua nga detyra me kërkesë të saj, njofton Shqip.

Aryse për largimin e katërt nga ky dikaster, komuna përmendi angazhimet e tjera profesionale të Osmanit, por shoqëria civile në Llap beson se në këto ndryshime po ndikon kryetari, Shpejtim Bulliqi, që sipas tyre po tenton të kontrollojë veprimet e drejtorëve.

Kjo u mohua nga qeverisja lokale, që për dorëheqjen e fundit përmend edhe rrënimet e ndërtimeve pa leje në Orllan, që besohet se u bënë sebep të shkarkohej ish-drejtori, Besnik Mulliqi.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

 

You may also like