Flluska ka plasur, dhe tani Big Tech po i dërgon të gjithë në shtëpi – Shqip

by admin
Spread the love

Vitin e kaluar, kompanitë e mëdha të teknologjisë pushuan nga puna 154.186 njerëz. Kjo për të kompensuar punësimet e tepërta gja2 viteve të pandemisë, dhe po ndodh në mënyra që shpeshherë shkelin kodin e punës

Himanshu Verma, një inxhinier softuerësh nga India, u transferua në Kanada për të punuar për kompaninë Meta në fillim të nëntorit 2022. Vetëm 2 ditë më vonë ai u bë një nga 11.000 punonjësit e pushuar nga puna nga Mark Zuckerberg.

Mes të pushuarve ishte edhe Xiaohui Huang, një vajzë kineze e cila shkroi në LinkedIn se ka vetëm 4 muaj kohë për të gjetur një punë tjetër, që të mos e humbasë vizën e qëndrimit nëSHBA. E njëjta histori edhe për Aaron Doran, irlandez dhe baba i një vajze, e cila ishte dikur vetëm disa muajshe, kur i ati u shkarkua nga puna në kohën e krizës së shkaktuar nga kolapsi i bankës Lehman Brothers.

Tre histori midis 154.186 të personave të pushuar nga puna vitin e kaluar (një shifër e llogaritur nga faqja e specializuar layof-fs.fyi) nga 1 mijë kompani të sektorit të teknologjisë.

Pak ditë para shkurtimeve të Zuckerberg, Elon Musk njoftoi në Twitter se do të përgjysmontestafin e tij.

CISCO ka parashikuar më shumë se 4 mijë pushime nga puna, Shopify dhe Snap & Stripenga 1 mijë. Më rezistentët, si kompania Apple, janë kufizuar tek një ngrirje e punësimeve të reja. Ky vit nisi njëlloj:Amazon njoftoi shkarkimin e 18 mijë punonjësve të “tepërt”, Alphabet/Google të 12 mijë njerëzve, Microsoft 10 mijë, Salesforce gati 8 mijë dhe Spotify rreth 600 punonjës.

Vala preku kryesisht SHBA-në, por nuk kurseu as Evropën dhe Italinë. Kompania Meta ka zgjedhur të pushojë 22 nga rreth 130 punonjës në Milano. Amazon ka hequr dorë nga një qendër e re logjistike që do të kishte punësuar rreth 100 njerëz në Cuneo. Kjo lëvizje prek 3.500 punonjësit e tjerë në Piemonte dhe 17.000 në të gjithë Italinë.

Në korrik 2022, aplikacioni gjerman i dërgesave postare Gorillas vendosi të largohej nga tregu italian duke lënë pa punë 540 persona. Unë kisha një kontratë me një afat të caktuar, ashtu si 480 punëtorë të tjerë. Por bëja pjesë tek gjysma e atyre që kompania kishte marrë përsipër t’i punësonte në mënyrë të përhershme”- thotë Alex Deiana, 30 vjeç, një ish-operator magazine në Romë.

Menaxheri organizoi një video-konferencë me të gjithë punonjësit. Ai na bëri me dije se kompania kishte filluar procedurën e eliminimit të vendeve të tepërta të punës, dhe se kontratat që skadonin nuk do të rinovoheshin”– shton ai.

Para largimit, punonjësit përjetuan javë të tëra pune me një ritëm të çmendur. “Kompania shiti me një ulje çmimi prej 70 për qind të gjitha produkteve për të liruar magazinat. Porositëishin të shumta dhe në sasi të mëdha, ndërsa punëtorë kishte gjithnjë e më pak. Në fund disa nga punëtorët shpërndanë nëpër Romë me biçikletë pako që peshonin mbi 25 kilogramë”– tregon Deiana.

Sipas CISL, bashkimi sindikal më të madh në Itali, raste të tilla tregojnë “emergjencën e trajtimit serioz problemeve në lidhje me punën në platformat dixhitale. Natyrisht, kompanitë e teknologjisë përballen me probleme që janëngjashme për të gjithë ekonominë:inflacion, pasiguri gjeopolitike, energji e shtrenjtë, vështirësi në furnizim.

Edhe kompanitë në sektorë të tjerë po shkurtojnë vendet e punës. Por ky është një rast i veçantë. Nëse për S&P 500, indeksi më i rëndësishëm i Wall Street-it ra me 19 për qind në vitin 2022, të ashtuquajturat teknologji të mëdha u paraqitën më keq se mesatarja. Kështu Apple dhe Microsoft humbën gati 30 për qind, Alphabet 40 për qind, Amazon thuajse 50, dhe Meta 64 për qind.

Pushimet nga puna kompensuan pjesërisht punësimin e 2 viteve më intensive të pandemisë. Ndërsa njerëzit kaluan kryesisht në punën online, kompanitë e teknologjisë arkëtuan nivele tëlarta të ardhurash dhe zgjeruan stafet. Por pati nga ata e që e tepruan. Kështu Zuckerberg e pranoi se e punësoi rreth gjysmën e punonjësve të tij midis viteve 20202022.

Sipas Andrea Rangones, bashkëthemelues i Observatorëve të Inovacionit Dixhital të Universitetin Politeknik të Milanos, ne nuk po përballemi aktualisht me fundin e një epoke. Shumë kompani vazhdojnë të arkëtojnë fitime të mëdha. Ata që nuk kanë arritur ende një bilanc pozitiv ekonomiko-financiar janë në vështirësi, dhe duhet të konsumojnë nga vetja për të ecur përpara. Tani që kostoja e parave është rritur, investitorët po i penalizojnë”– shton ai.

Në Silicon Valley, më optimistët mendojnë se vala e shkurtimeve nga puna do të krijojë një brez të ri startup-esh. Agjencia Reuters tregoi së fundmi historinë e Nic Szerman, një i ri 24-vjeçar, që pasi humbi punën në Meta, filloi të kërkonte fonde për kompaninë e tij të re tëpagesave me bazë blockchain.

Kurseva mbledhur rrogën e 4 muajve, dhe tani kam kohë të fokusohem mbi projektin tim”– thotë ai. Fondacioni “Day One Ventures ka nisur një iniciativë për financimin e startup-eve me sloganin Financoni, mos pushoni nga puna”. Më shumë se 1 mijë kompani aplikuan për një nga 20 çeqet me vlerën 100.000 dollarë.

fakt, shumë kompani të mëdha të teknologjisë kanë lindur në kohëra krizash. Kështu Microsoft u themelua në vitin 1975, në kulmin e stanjacionit ekonomik në SHBA. LinkedIn në vitin 2002, pas plasjes së flluskës dot-com. Airbnb në vitin 2008, vetëm disa ditë para fillimit zyrtar të Recesionit të Madh.

Sot në treg ka shumë talente. Por ata që largohen nga kompanitë e mëdha kanë paga që pak kompani të reja mund ti përballojnë. Për më tepër, pandemia ka detyruar shumë njerëz të rishikojnë ekuilibrin midis jetës së tyre private dhe asaj profesionale. Por kjo gjë nuk merret aspak në konsideratë në Silicon Valley” thotë Nicoletta Corrocher, profesore në Departamentin e Menaxhimit dhe Teknologjisë në Universitetin Bocconi në Milano, Itali.

“Kompanitë kanë punësuar në masë pa menduar shumë për të ardhmen. Dhe me të njëjtën lehtësi ato po i pushojnë nga puna punonjësit. Kjo nuk ndodh për shkak të një gabimi nëplanifikim, por për shkak të mungesës së konsideratës së punës” thotë Ivana Pais, profesoreshë e sociologjisë ekonomike në Universita Cattolica po në Milano.

Ky vizion që pasqyrohet edhe në modalitetet:epokën e dot-coms dihej se një menaxher i një kompanie italiane i thërriste në zyrë punonjësit dhe i largonte nga puna me formulën e Big Brother:”Ti je dominuar!. Ishte një skandal. Sot sjellja sipërfaqësore është e njëjtë, por nuk jemi më të indinjuar”. / Shqip

You may also like