“Flet sikur është deputet për herë të parë i PD!”, përplasje në Kuvend mes Braçes dhe Bashës

by admin
Spread the love

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe. Gjithçka ka nisur në lidhje me investimet e rrugëve në zonën e Lushnjes dhe Divjakës.

Pjesë nga debati:

Erjon Braçe: Pastrimi nga korrupsioni dhe lufta nga korrupsioni kërkon prova dhe fakte. Veçanërisht kur bëhet fjalë për përdorimin e parasë publike. Në dy periudha të ndryshme kohore, nga 1999-2001 dhe 2005-2007 dy qeveri të ndryshme, njëra e jona dhe tjetra e opozitë sot morën përsipër të ndërtojnë rrugën që kalon nëpër Lushnje dhe shkon në jug të vendit. E para mori përsipër dhe ndërtoi aksin nga Rrogozhina në Lushnje e dyta mori përsipër të ndërtojë rrugën nga Lushnja në Fier. Të dyja rrugët të ndërtuara gabim, kur ndërprenë apo ndanë përgjysmë fshatra të tërë. Një poshtë rrugës dhe një sipër rrugës.

Ndërkohë që qeveria e parë zgjidhi problemin duke ndërtuar disa rrotullame për ti dhënë mundësi njerëzve të ktheheshin në shtëpi apo në tokat e tyre, qeveria tjetër për herë të parë na dha mundësi të shohim një autostradë që ndërpritet në 4 segmente. Shkon me shpejtësi dhe pas 4 km duhet të ndalosh për tu kthyer o majtas o djathtas. Kjo rrugë ishte vepra e parë e një ylli të ri ngjitës në fushën e infrastrukturës. Aq dinte dhe aq dëm bëri. Mua më intereson dhe dua të di, përtej faktit që rruga u ndërtua me shtuf, u ngjesh me rul dhe me ministrin sipër rulit, tani është bërë kanal në mes, sepse shtufi nuk bën, dua të di po mbikalimet ku shkuan. Do i kërkoj ministres që të verifikojë nëse në projekt ishin mbikalimet apo jo. Projekti ka qenë me mbikalime, por shikoni si ka ngelur, në ajër. As hip dot dhe as nuk zbret dot.

Lulzim Basha: Dëgjoj herë pas here të paktën një anëtar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që flet sikur është deputet për herë të parë i Partisë Demokratike. Nuk është kështu. Është ndër deputetët më jetëgjatë i këtij parlamenti, ndër më aktivët kur ishte në opozitë, madje kolegët më thonë ndër më aktivët kur kërkonte informacion nga një qeveri, që faktikisht që çdo informacion që kërkonte ia jepte, ndryshe nga ç’është zakoni i regjimit 8-vjeçarë të Edi Ramës që për t’i marrë një dokument shtetit është më e vështir sesa të futesh në arkivat sekrete të Vatikanit. Arsyet dihen.

Nuk ka të bëjë as me ruajtjen e detajeve të jetës të së shenjtëve apo dëmit që mund t’u shkarkohen relikeve të shenjta. Por me korrupsionin që shpërthen në çdo shkresë, e vërtet apo e manipuluar e shtetit. Por meqë po flasim për një zonë të cilën dhe unë e kam shumë përzemër, ndonëse nuk ka pasur nderin ta përfaqësojë asnjëherë drejtpërdrejtë, sigurisht e përfaqësojë si kryetar i Partisë Demokratike dhe i opozitës. Atyre me siguri iu kujtohet diçka që papritur nuk i kujtohet përfaqësuesit të tyre në këtë sallë. Rruga ishte projektuar, financuar dhe ishte gati për të filluar, po nuk fillonte dhe nuk fillonte në kohën kur qeveriste Partia Socialiste. Se pse nuk fillonte, këtë mund t’ua thonë përfaqësuesit italo-shqiptarë që ishin kontraktuar. Dhe pse kjo pengesë u zhbllokua menjëherë me ndryshimin e 3 korrikut 2005, po kështu mund t’ua faktojnë ata.

Padiskutim që fondet në dispozicion nuk parashikonin as rrugë dytësore dhe as përfundimin e mbikalimeve. Por një gjë është e sigurt, jo vetëm këtë rrugë, por në çdo rrugë dhe në çdo vepër infrastrukturore tenderuar në periudhën 2005-2007 sipas raporteve të KLSH, kursimi minimal i preventivit ishte 16%. Numri minimal i pjesëmarrësve në tender ishte 5. Krahasojeni pak me sot. Më numëroni me gishtat e një dore një tender të këtij shteti që nuk fitohet nën 99%. Numëro tenderët ku ke më shumë se 5 ofertues. Pse? Sepse ky reagim është nona dhe baba e korrupsionit dhe korrupsioni është arsyeja kryesore e varfërisë, dëshpërimit dhe revoltës legjitime të banorëve të Divjakës, Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë.

Erion Braçe: Dua ta theksoj, që kur flasim për korrupsionin në sallën e Kuvendit, pa më të voglin diskutim që duhen prova dhe fakte. Nuk duhen as nona dhe baba, po të jetë për këta përgjigja është e qartë, nona, baba, daja, xhaxhi, para drejtësisë, nga i pari deri te i fundit pa asnjë dallim dhe pa një element që nuk ka ekzistuar më herët, pa mbrojtje ligjore nga partitë e ndryshme politike. Kjo është e para. E dyta, padiskutim që e gjitha sa thash për këtë projekt është e dokumentar. Javën tjetër, raportin do e sjell në sallën e parlamentit. Njerëzit s’kanë nevojë as për fjalët e mia e as të kurrë kujt.

You may also like