Flet për Klan Kosovën, spanjolli i cili erdhi për të ndihmuar refugjatët në kufirin Ukrainë-Poloni

by admin
Spread the love

Ekipi i Klan Kosovës gjendet në Kufirin Ukrainë – Poloni, të cilët po raportojnë nga vendi i ngjarjes.

Gazetari, Kron Sadiku ka bërë të ditur se atje po mbretëron mot i ftohtë.

E në këtë kufi, ka ardhur një person nga Spanja, për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Ai për Klan Kosova tregoi se ka ardhur aty me automjetin e tij, i pajisur me gjëra që nevojiten për kujdesin e foshnjave.

“Kanë takuar gjatë këtij aksioni humanitar, një refugjate shtatzënë e cila është detyruar të dërgohet në spital. Kjo është njëra prej situatave të vështira më të cilën jam përballur”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithëve, që t’i ndihmojnë refugjatët ukrainas, përcjell Klankosova.tv.

“Është shumë e rëdësishme të qëndroni në këtë pikë kufitare, për të treguar  Kjo është njëra prej situatave më të vështira, prandaj është e nevojshme të ndihmojmë, të qëndrojmë këtu, t’u ndihmojmë ukrainasve në forma të ndryshme, me ushqime, veshmbathje e në cilëndo mënyrë”, u shpreh tutje spanjolli.

You may also like