Flet për herë të parë Kastriot Rexhepi, tregon ku qëndroi ditën e votimit të mosbesimit ndaj qeverisë

by admin
Spread the love

Deputeti Kastriot Rexhepi, i pyetur nga ‘Fokus’ nëse ndodhej në pallatin e kryeministrit në ditën e votimit të mosbesimit ndaj qeverisë, tha se ishte e drejta e tij të qëndronte aty ku e ndjente sigurinë e tij dhe sigurinë e familjes, transmeton InfoShqip.

“E thashë gjithçka që kisha për të thënë në konferencën time për shtyp dhe daljet e mia publike. Privatësia ime është vendi ku jam në çdo ditë të caktuar bazuar në vlerësimin tim për sigurinë time dhe të familjes sime. Më e rëndësishmja është se si deputet i mandatuar e kam shfrytëzuar të drejtën time kushtetuese për të vendosur sipas bindjeve të mia dhe ky hap siguroi një shumicë të qëndrueshme, të shtuar dhe dialog të qetë me Republikën e Bullgarisë”, tha Rexhepi pë Fokus, shkruan InfoShqip.

Dje, në një dalje televizive, Aleksandar Nikolovski i VMRO-DPMNE-së pyeti nëse Rexhepi fshihej në pallatin e kryeministrit të atëhershëm Zoran Zaev në ditën e votimit të mosbesimit ndaj qeverisë.

You may also like