Flet nga tunelet e Mariupolit një prej heronjve të rezistencës: Nuk do të dorëzohemi

by admin
Spread the love

Një nga mbrojtësit e fundit ukrainas në Mariupol ka sjellë për mediat perëndimore dëshmitë nga brenda rezistencës në Mariupol, nga tunelet e fabrikës së çelikut ku qindra ushtarë janë ngujuar kjo edhe për shkak të shkatërrimit të hyrjeve të tyera nga bombardimet e pashembullta të ushtrisë ruse.

Duke folur nga uzina Azovstal, pjesa e fundit e Mariupolit jo nën kontrollin rus, Svyatoslav Palamar nga regjimenti Azov tregon sesi mbrojtësit kishin zmbrapsur valët e njëpasnjëshme të sulmeve ruse.

“Unë gjithmonë them se për sa kohë jemi këtu, Mariupol mbetet nën kontrollin e Ukrainës”, tha ai.

Pjesa më e madhe e Mariupolit është shkatërruar gjatë javëve të bombardimeve të rënda ruse dhe luftimeve intensive në rrugë. Marrja e portit të Detit Azov është një qëllim kyç i luftës.

Artikulli paraprakRusia refuzon armëpushimin për Pashkë

You may also like