Flet deputeti Tomorr Alizoti: Lulzim Basha si Ramiz Alia

by admin
Spread the love

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti ka akuzuar Lulzim Bashën, pasi mbështetësit e këtij të fundit hodhën gaz lotsjellës ndaj protestuesve në selinë e PD-së.

Sipas Alizotit, prania e policisë në godinën e PD-së tregon se kjo parti ka vdekur politikisht, ndërsa shtoi se tashmë Bashës nuk i vlejnë më as vula dhe as selia.

Sipas tij, “izolimin e partisë siç po e bën Basha nuk e ka bërë as Ramiz Alia”, teksa tha se tashmë nuk mund t’i thotë më Bashës kryetar.

Policia është një institucion shtetëror, por ne nuk jemi në Suedi. Për ne si demokratë, prezenca e policisë do të thotë që kemi vdekur politikisht. Kur hyn policia, ka mbaruar politika.

Ai që është sot në PD nuk mund të përdori gaz ndaj vartësve të vet, ata janë votues demokratë. Izolimin nuk e ka bërë as Ramiz Alia,” tha Alizoti.

You may also like