Flet aktori Florjan Binaj: Dikur shqiptarët luftonin bashkë kundra pushtuesve, keqardhje që sot luftojnë për pushtet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktori i humorit Florjan Binaj, ka reaguar për p*rotestën që u zhvillua ditën e djeshme në selinë e PD-së, ku me anë të një postim në “Instagram” aktori shkruan se ndjen keqardhje, pasi dikur populli ynë luftonte i bashkuar kundër pushtuesve dhe sot luftojnë kundra njëri-tjetrit për pushtet.

Dikur shqiptarët luftonin bashkë kundra pushtuesve për atdheun, sot luftojnë kundra njëri-tjetrit për pushtet, keqardhje”, shkruan Binaj.

Paraditen e djeshme mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, shqyen derën e selisë së PD-së dhe u futën brenda duke shkatërruar objektet në katin e parë të godinës.

Gjatë protestës e cila zgjati rreth dy orë, pati përplasje mes mbështetësve të Berishës që tentuan futjen në godinë dhe mbrojtësve të godinës, ku u përdoren edhe mjete të forta, ndërsa pati edhe të lënduar nga të dyja palët.

Pas thirrjes për ndihmë nga PD, forcat e Policisë rrethuan selinë, duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë p*rotestuesit.

You may also like