Flamurtari fiton kupën, vajzat vlonjate mundin në finale Partizanin me shifrat 80-79

by admin
Spread the love

Flamurtari është fitues i Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra ku ka mundur Partizanin në finale.

Një ndeshje që është zgjidhur vetëm në sekondat e fundit falë një koshi të realizuar nga Memushi duke i dhënë fitoren ekipit vlonjat 80-79.

Një ndeshje që ka dhuruar rivalitet gjatë gjithë 40 minutave të saj.
Në dy periodat e para është Partizani që luan më mirë duke e mbyllur 10 minutat e para me shifrat 36-42. Pas pushimit ndeshja fiton më shumë emocione teksa Flamurtari rikuperon ndërsa takimi luhet pikë për pikë. 10 minutat e treta mbyllen ne shifrat 61-61.

Gjithçka luhet ne 10 minutat e fundit. Me të dyja skuadrat që kërkojne fitoren. Në 30 sekondat e fundit Partizani shënon për tri pikë duke udhëhequr 78-79. Por fjala e fundit i takon Flamurtarit me Memushin që me koshin e saj mbyll takimin me shifrat përfundimtare 80-79.
Në fund kupa dorëzohet nga presidenti i FSHB Avni Ponari ndërsa tek Flamurtari, lojtaret dhe stafi, nis festa dhe gezimi i fitores.

Kupa e Shqipërisë në basketboll për femra u zhvillua për dy ditë në Vlorë ndërsa në fund është Flamurtari që shpallet fituese.


Top Channel

You may also like