Flamur Noka “shpërthen” ndaj kryetarit të PD-së: Ky është Kuvendi i burrave, do ta largojmë Bashën së bashku me dashnorët e vulës

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nga Kuvendi i Sali Berishës ka listuar të gjitha dështimet e Bashës, ku gjatë fjalës së tij, Noka tha se ai ka qënë personi i cili ka patur më shumë mundësi në politikë dhe se humbjet e tija të njëpasnjëshme, i kanë kushtuar shumë Partisë Demokratike dhe vendit.

Sipas Nokës, kreu i PD-së nuk ka mbështetjen nga askush dhe sot është e qartë që anëtarët e Partisë Demokratike nuk kanë bësim më te ai.

Pjesë nga fjala e Nokës:

“Ky është bashkimi më i madh i njerëzve të lirë me aspirate dhe me shpresë. Askush nuk është këtu në këtë sallë apo jashtë në kërkim të ndonjë privilegji, të gjithë jemi të bashkuar rreth vlerave dhe parimeve që besojmë. Jemi këtu për të dëshmuar dhe njëherë se PD është një forcë politike sovrane burrave dhe grave që nuk janë dhe as kanë për të qenë peng i askujt. Kujt më shumë se Lulzim Bashës në këto 30 vite demorkatët i kanë dhënë shanse në politike. 3 herë ministër, 1 herë kryetari bashkia, 8 vjet kryetar i opzoitës. Çfarë bëri Lulzim Basham me besimin që i dhamë. Humbi zgjedhjet lokale, humbi zgjedhjet në Dibëri, ja dhuroi të gjitha bashkitë Edi Ramës në 2019, dështoi në 25 prill dhe më pas vuri m*inat në këtë vjeshtë që kaloi.

Humbjet e tij i kanë kushtuar shumë PD dhe vendit ku është është instaluar gjerë dhe gjatë regjimi më korruptiv i Europës. Ky për një opozitë është fatalitet. Qëllimi i Bashës ka qenë dhe është likujdimi i PD dhe opozitës. Lulzim Bashën askush nga demokratët nuk e sheh më si shpresë, ai sot është qartë pengesa e vetme e demokratëve rreth suksesit. Që një parti të vijë në pushtet lideri duhet të ngjallë shpresë dhe besim. Kush ka besim sot te Lulzim Basha? Askush nga demokratët, unë nuk njojh askën tjetër përvec 4-5 mbështetësve që I ka bllokuar në seli të kthyer si bunker.

Është peng i Edi Ramës dhe për.Këto takime treguan që demokratët kanë kurajo dhe mencuri për të mposhtur çdo kundërshtar në zgjedhje. Sot është e qarta që anëtarët e Partisë nuk kanë më besim te ai. Shqiptarët nuk kanë besim te Lulzim Basha. Ne do ta largojmë shpërdoruesin më të madh të besimit dhe humbësin serial së bashku me “dashnorët” e vulës dhe të karriges”, tha Noka.

You may also like