Flamur Hoxha i përgjigjet ultimatumit të Berishës: Do përfundojnë në rrugë të gabuara

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sekretari Organizativ i PD, Flamur Hoxha u përgjigj 5 janar të deklaruar nga ish-lideri Sali Berisha për lirimin e selisë së PD.

Ai tha se një parti institucion nuk ka nevojë për ultimatume. Siç u shpreh Hoxha, gara për të uzurpuar për t’u marrë me brava apo me çelësa është një fyerje për demokratët.

Intervista:

Pyetja: Z. Hoxha, Berisha ka deklaruar se deri ne 5 janar z. Basha duhet të lirojë zyrën. Çfarë parashikoni ju?

Hoxha: Mendoj se në një parti politike institucion nuk ka vend për ultimatume pasi ultimatumet ashtu siç nisen përfundojnë në rrugë të gabuara. Gara për të uzurpuar për tu marrë me brava apo me çelësa është një fyerje për demokratët. Mendoj se institucionet certifikohen dhe si të tilla kanë ligjshmërinë për të vijuar në të ardhmen. Ne jemi certifikuar për të vijuar punën unë përjashtoj veten nga gjuha e forcës. Partia nuk është pronë e askujt, është vlerë dhe parti e njerëzve që kontribuojnë pa asnjë interes personal.

You may also like