Fjolla “anëtarësohet” në AAK, publikon foto me Haradinajn

by admin
Spread the love

Këngëtarja Fjolla Morina, ka marr vëmendje gjatë këtyre ditëve për postimet e saj në rrjetet sociale. Sot, ajo vendosi që të hapë arkivat e shtëpisë së saj, për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Fjolla publikoi imazhe të çmimeve muzikore që ka marrë ndër viteve, takimet me figura të rëndësishme politike si dhe fotografi nga kujtimet shkollore.

Morina ndau me ndjekësit e saj një fotografi të realizuar me ish-kryeministrin e Kosovës, tani liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

E njëjta gjithashtu bëri të ditur për fansat se mban në shtëpi një kopje të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilën e ka marrë dhuratë dikur.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Ajo gjithashtu publikoi imazhe të dy formularëve të paplotësuar për anëtarësim në Lëvizjen Vetëvendosje (parti e cila tashmë është në pushtet), që mesa duket i janë dhënë në fillimet e tyre.

Pos të tjerash, interpretuesja e hitit “Fb” publikoi gjithashtu dy prej çmimeve që ka marrë në ‘Zhurma Show Music Awards’ dhe një në festivalin ‘Çelësi Muzikor’.

E në sagën e madhe të postimeve, Fjolla nuk e kurseu as librezën e shkollës fillore, theksin e së cilës e vendosi te lënda e muzikës, ku ishte vlerësuar me notë maksimale (5)./Botapress.info/

You may also like