Fjalimi motivues i Xavit para skuadrës: Mund të kemi një sezon të mrekullueshëm

by admin
Spread the love

Një ditë pas barazimit ndaj Interit, gjendja në qendrën stërvitore të Barcelonës nuk ishte e mirë. Rezultati jo i pritshëm i një dite më parë u reflektua te humori i lojtarëve.

Ishte koha për të ndryshuar atmosferën në një moment kur askush nuk e priste daljen kaq shpejt nga Championsi. Xavi mbajti një fjalim motivues para nisjes së seancës stërvitore, këtë të enjte.

“Mund të kemi një sezon të mrekullueshëm”, këmbënguli trajneri në momente të ndryshme të fjalimit. Ai u kërkoi lojtarëve të bënin gjithçka këtë të diel, në “El Clasico”, përballë Realit, për të lënë pas zhgënjimit e Championsit.

Ai nuk donte t’i “mashtronte” lojtarët e tij, sepse shanset që Interi të dështojë në shtëpi kundër Viktoria Plzen janë praktikisht zero. Por bota nuk mbaron me Champions League dhe kjo është ajo që ai u tha lojtarëve të tij:

“Ne duhet të luftojmë për trofetë e tjerë që mund të fitojmë. Dhe nëse e arrijmë, do të jetë një sezon pozitiv.”.

Për ndeshjen e kësaj të diele, trajneri i Barçës do të ketë në dispozicion Jules Koundé. Një inkorporim themelor, duke marrë parasysh problemet në mbrojtje që kishte skuadra ndaj Interit. Super Sport shkruan se pritet që ai të marrë pozicionin e Gerard Piques që bëri shumë gabime ndaj Interit.

Trajneri pak nga pak po rikuperon futbollistët pas dëmtimeve që ndodhën në ndeshjet e Nations League, megjithëse Araujo, Christensen, Bellerín dhe Memphis janë ende në infermieri.


Top Channel

You may also like