Fjalët motivuese të Vjosa Berishës që çdo femër duhet t’imarrë shembull për jetën – Shqip

by admin
Spread the love

Vjosa Berisha, producentja dhe moderatorja e njohur, e cila kahumbur jetën së fundmi prej tumorit në vezore, ka lënë pas njësërë mesazhesh motivuese për gjithë femrat. Sado që po kalonte dramën më të madhe të jetës së saj, ajo sërish gjente forcën për të qenë optimiste dhe për t’I motivuar të tjerët.

“Shoqnia jonë o’shoqni shumë paragjykuese. O’shoqni qët’hyn n’shpi. Domethon, kojshia t’hyn n’shpi. Shoqni t’hyn n’shpi. Ato gratë, shoqet e nanës, a t’vjehrrës, krejt t’hyjnëedhe dyqysh ty t’këqyrin. Edhe ty si femër ta qesin meniherpërpara, atë që ti duhesh me kan ma e mira. Jo bre, se s’ka nevojë me kanë ma e mira. Je qaq sa mundesh. Je nanë, qaq sa ti din me kon nanë. Mundohesh me ia dhanë ma t’mirën, se kush është ajo nanë që s’don fmijut t’vet me ia dhan ma t’mirën? Edhe n’kuzhinë, edhe n’karrierë, edhe n’çdo gjë, ti ke me bo atë që mundesh, n’mënyrën qysh ti je ma e mira sa e konsideron veten. Po jo sa t’konsiderojnë t’tjerët.

Edhe kto paragjykime, me t’cilat jemi rritë, gjenerata e gjenerata, janë të dëmshme. Sidomos për nji t’re, ni vajzë t’re ose ni djalë t’ri që mendojnë qysh me i arritë qato çka i don shoqnia. Fatmirësisht, mbas luftës, në këto ditët e sotmeshumë paragjykime, shumë gjana janë thy. Ato tabutë janëthy. Domethanë çikat e reja nuk i pyesin fort çka duhet, çka don tradita e sene. Kështu që, unë mendoj se sa i përkët pytjes se kur duhet m’u martu, ose kur duhet me fillu karrierën, ose kur duhet me fillu familjen, kjo është komplet e pavend, se nuk ka naj datë. E bën kur ndihesh!

M’ka ranë me jetu edhe jashtë ni kohë, psh në Angli ku kam jetu e kam punu, ka shumë gra që deri n’moshën 35 a 36 vazhdojnë me karrierën, edhe nuk lindin fëmijë. E kur t’vendosin me lindë fëmijë, atëherë e ndalin punën dhe 2-3 vjet ia kushtojnë fëmijëve. Unë nuk i di pasojat e kësaj zgjedhje, se unë kam qenë nanë n’moshë t’re, por ka mënyra t’ndryshme. Unë prapë mendoj që nëse mbërrin me e balancu edhe karrierën, edhe familjen, edhe fëmijët, pa e mundu vetendhe duke e vu veten prioritet, atëherë ia ke dalë”.

You may also like