Fjalët e para të Steve Bruce, pas shkarkimit nga Newcastle United

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Klubi i Newcastle ka zyrtarizuar largimin e Steve Bruce nga pozita e tij si trajner, shkruan Insporti.

Steve Bruce është larguar si trajner i Newcastle United, me pronarët e rinj që më në fund po bëjnë një ndryshim i cili ishte parashikuar që kur ata morën kontrollin.

Pas largimit, trajneri ka thënë se ndoshta është edhe puna e tij e fundit, pasi mund të pensionohet, shkaku që ishte tejet e vështirë për të.

“Mendoj se mund të jetë puna ime e fundit. Ka qenë shumë, shumë e vështirë. Për të mos qenë kurrë vërtet i kërkuar, për të ndjerë se njerëzit donin që unë të dështoja dhe duke thënë se do të dështoja, se isha i padobishëm dhe një kokë lakre”, ka thënë Bruce.

Ndryshe, 60-vjeçari bëhet trajneri i dytë i Premier League që ndan rrugët me ekipin këtë sezon, pas Watford që ndau rrugët me Xisco Munoz. /Insporti.com

You may also like