Fjalët e Ilir Dajës pas triumfit ndaj Prishtinës

by admin
Spread the love

Ballkani ka fituar duelin prej 110 minutave ndaj Prishtinës të zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Suharekasit kanë triumfuar me rezultat të pastër 0-2 në një ndeshje ku pati gjithçka, gola, kartonë të kuq e penallti.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i cili tha se e dinin se do të kishin vështirësi në ndeshjen ndaj Prishtinës.

“Sigurisht që ishte transfertë e vështirë, Prishtina ka një ekip simpatik, e dinim që do kishim vështirësi edhe patëm. Me një lojtarë më pak ndryshoi loja, sepse pastaj e vum në vështirësi kundërshtarin. I dham detyra të tjera Baftiut, pas penalltisë, ndryshuam krahun e lojës.

“Vendimi ka qenë i Ermalit të gjuajë penalltinë”- tha trajneri i Ballkanit Ilir Daja, përcjell Insporti.

Ballkani me këto tri pikë mbetet në vendin e dytë me 39 pikë, sa ka edhe lideri Gjilani.

Ndërkohë Prishtina zë vendin e gjashtë në tabelë me 24 pikë.

/Insporti.com

You may also like