Fjalët e Amir Rrahmanit pasi u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit 2021

by admin
Spread the love

Federata e Futbollit të Kosovës e ka shpallur Amir Rrrahmanin futbollistin më të mirë të Kosovës për vitin 2021.

Mbrojtësi i Napolit nuk ishte prezent për ta marrë çmimin për shkak se ka sonte ndeshje në Serie A, por ai përmes një video-mesazhi ka falënderuar të gjithë për besimin e dhënë.

Tutje kapiteni i ‘Dardanëve’ ka thënë se duhet të besojnë që në të ardhmen ta kualifikojnë Kosovën në Evropian apo Botëror.

“Faleminderit për besimin që ma kenë dhënë, për mu është një privilegj dhe një shtysë që të punoj edhe më shumë për të ardhmen.

Po e mbyllim një vit jo edhe aq të mirë për kombëtaren, sepse kemi pritur rezultate më të mira, por futbolli e ka kështu. Duhet të besojmë që në të ardhmen të kualifikojmë Kosovën në Evropian ose Botëror, pse jo.

Për mua ka qenë viti më i suksesshëm, ndoshta më i miri në karrierën time, por besoj se është vetëm fillimi, pse kur arrin në këto nivele gjithmonë mundohesh të përmirësohesh sa më shumë.

Faleminderit edhe njëherë për besimin dhe shpresoj që të kthemi më të fortë në kualifikimet e ardhshme, ju përshëndes të gjithëve”, ka deklaruar Rrahmani.

You may also like