“Fjala është për njerëzit” – Motoja e kryesimit të RMV-së me OSBE-në – Shqip

by admin
Spread the love

OSMANI: RMV-ja E GATSHME TË MARRË PJESËN E SAJ TË PËRGJEGJËSISË

Në Vjenë mbahet Këshilli i Përhershëm i OSBE-së, ku Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, prezantoi planin dhe agjendën e RMV-së si kryesues para përfaqësuesve të 57 vendeve në rolin e kryesuesit të organizatës më të madhe rajonale të sigurisë në botë, OSBE-së.

Nën sloganin Fjala është për njerëzit”, Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së  Bujar Osmani para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë prezantoi programin e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë OSBE-në, sic njofton KlanM, fokusi i të cilit, siç paralajmëroi Osmani do të jetë siguria e njerëzve në një epokë të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë rajonale dhe globale, me theks të veçantë, situatën në Ukrainë.

 “Është detyra jonë të reagojmë sot. Për njerëzit. Ata kërkojnë mbështetjen tonë. Është themeli i organizatës sonë. Në fakt, OSBE-ja është krijuar për këtë arsye specifike dhe vizioni i kryesisë sonë qëndron në esencën e misionit të OSBE-së. Ukraina do të mbetet prioriteti ynë kryesor. Agresioni duhet të ndalet! Shkatërrimi dhe vrasja e popullatës civile është e papranueshme. Është shqetësuese të shohësh njerëzit teksa vuajnë. Pasojat dhe kostoja e kësaj lufte për rajonin e OSBE-së dhe më gjerë janë të mjerueshme dhe të padurueshme” – deklaroi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Osmani në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, sic njofton KlanM, theksoi se jostabiliteti rajonal dhe potenciali për konflikte të reja do të kërkojnë vëmendje të vazhdueshme duke shtuar se  ajo është në gjendje të ofrojë mbështetje për rajonet e ndjeshme dhe të mbetet fleksibil në trajtimin e sfidave. Osmani gjithashtu e  ftoi Finlandën për t’iu bashkuar formatit të Trojkës së OSBE-së dhe njoftoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme për sfidën që e pret në vitin 2023.

“Maqedonia e Veriut është e gatshme të marrë pjesën e saj të përgjegjësisë, duke pasur parasysh se është privilegj për vendin tonë ta kryesojë këtë Organizatë. Këtë herë, sukseset dhe dështimet tona do të jenë edhe tuajat. Kohët e vështira në të cilat jetojmë kërkojnë mençuri, përgjegjësi për veprimet tona dhe përkushtim ndaj parimeve të Dokumentit Përfundimtar të Helsinkit. Ata janë feneri ynë i shpresës, por edhe një zjarr sinjalizues se këto parime nuk janë të negociueshme. Ata do të jenë Kodi ynë i Vlerave dhe Sjelljes” – – deklaroi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm

Përndryshe Maqedonia e Veriut  me 1 janar mori kryesimin e OSBE-së – organizata më e madhe rajonale e sigurisë në të cilën janë anëtarë 57 vende dhe 11 vende partnere mesdhetare dhe aziatike të Organizatës.  Në vitin 2023, sic njofton KlanM, Maqedonia e Veriut do të marrë gjithashtu presidencën me dy platforma të tjera: Kartën e Adriatikut – A5 dhe Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore – (PBEJ) nga qershori. /KlanMacedonia/

You may also like