Fjala “dhimbje” është e njëjtë si në bullgarisht, po ashtu edhe në maqedonisht

by admin
Spread the love

Dirë më parë, Bullgaria shpalli një ditë zie kombëtare në kujtim të 46 viktimave të zjarrit të autobusit maqedonas. A do të pajtojë kjo dhimbje e përbashkët Sofjen dhe Shkupin, të përfshirë në një grindje të errët historike? Kështu parashtron pyetjen gazeta “Courrier International”

Ajo e mërkurë e 24 nëntorit nuk ishte një ditë si të tjerat në Bullgari. Në radion kombëtare, si në kanalet kryesore televizive, mbretëronte një atmosferë serioze dhe solemne, e shoqëruar nga një muzikë e trishtë dhe depërtuese. Në vend të transmetimeve të zakonshme, njoftimet zyrtare përkujtonin se vendi është në zi kombëtare: zi e përbashkët me Republikën e Maqedonisë së Veriut, dekretuar nga qeveria pas aksidentit tragjik të autobusit, në të cilin humbën jetën 45 persona (46, sipas Shkupit); dymbëdhjetë prej tyre ishin fëmijë, disa bile shumë të vegjël.

Sipas agjencive të lajmeve, ky ishte aksidenti më vdekjeprurës i autobusëve në Europë në dhjetë vitet e fundit. Viktimat, kryesisht shtetas maqedonas me origjinë shqiptare, po ktheheshin nga një udhëtim turistik në Stamboll, kur autobusi i tyre mori flakë në një autostradë në perëndim të Sofjes, duke u përplasur me pengesën e përplasjes, transmeton portali Shtegu. Dëshmitarët e paktë (aksidenti ndodhi rreth orës 02:00) flasin për skena tmerri dhe flakë zjarri. Shtatë të mbijetuar, të ulur në pjesën e pasme të autobusit, arritën të thyejnë xhamin e pasmë dhe të dalin nga ky autobus. Ata u shtruan në një spital në Sofje me mavijosje të lehta, por në një gjendje psikologjike që mjekët e cilësojnë si “të rëndë”.
Të bashkuar në fatkeqësi

Në Bullgari zija është e dyfishtë: Një ditë para këtij aksidenti tragjik, një tjetër tragjedi ndodhi në një shtëpi të moshuarish në veri të vendit, në qytetin e vogël Royak, pranë Varnës. Një zjarr, i cili shpërtheu gjatë natës, atje vrau 9 banorë, duke ndezur një debat të ashpër për kushtet e pritjes dhe sigurisë në objekte të tilla në vend. “Gjatë këshillimit të ministrave vendosëm që 24 Nëntori të shpallet ditë zie kombëtare”, sqaroi kryeministri.

You may also like