Fitoret radhazi: Kastrioti “mbreti”, Tirana e Laçi njëlloj prej Skënderbeut

by admin
Spread the love

Shtatë fitore radhazi, si asnjë ekip tjetër. Të gjithë janë shtangur nga ajo që ka bërë Kastrioti gjatë këtij viti. Krutanët, që pas barazimit me Laccin kanë mundur këdo që u ka dalë përpara, duke nisur me Teutën, e për të vijuar me Partizanin, Vllazninë, Dinamon, Kukësin, Tiranës dhe Egantian së fundmi.

Seria e fitoreve mund të vazhdojë edhe më tej, pasi këtë mesjavë skuadra e Emiljano Ccelës përballet me Skënderbeun në transfertë. As Tirana kryesuese nuk e ka pasur një vazhdimësi të tillë këtë sezon, pasi ka regjistruar vetëm pesë fitore radhazi maksimumi.

Për Tiranën kjo ecuri u regjistrua nga java e katërt, pasi bardheblutë mposhtën Laçin e më pas me radhë Teutën, Partizanin në derbi, Vllazninë dhe më pas Dinamon, para se t’i mundte Kukësi.

Laçi mund ta kishte bërë serinë më të gjatë të fitoreve radhazi, por Skënderbeu ia ndërpreu. Në drejtimin e Josës, kurbinasit mposhtën Dinamon në javën e 11-të dhe më pas të njëjtin fat patën Kukës, Tirana, Egnatia e Kastrioti.

Bardhezinjtë më pas u ndalën në një barazim kundër Skënderbeut, në ndeshjen e parë të këtij viti. Mungesat e shumta prej Covid-19 ndikuan, ndërkohë që më pas Laçi mori edhe pesë fitore të tjera radhazi, pasi mposhti Teutën, Partizanin, Vllazninë, Dinamon dhe Kukësin, për të arritur te humbja me Tiranën që i dha edhe goditjen fatale. / oversport.tv

You may also like