Fitore të sigurta të tri ekipeve kryesuese në Euroleague – Shqip

by admin
Spread the love

Tetë fitore të skuadrave vendase dhe  vetëm e ekipit mysafirë është epilogu i nëntë ndeshjeve të zhvilluara në xhioron e 31-të, të Euroligës në basketball për meshkuj, ku skuadrat favorite Olympiakosi, Real Madridi dhe Barcelona kanë shënuar fitore të sigurta.

Pas xhiros së 31-të, tabelën e kryesojnë Olympiakos dhe Real Madridi me nga 22  fitore e 9-të disfata, ndërsa në pozitën e tretë është Barcelona me 21 fitore e 10-të humbje. Në mesin e pesë ekipeve  në tete ekipet e para janë edhe Monako me 20 fitore e 11 humbje, Fenerbahçe dhe  Maccabi Tel Aviv me nga 18 fitore e 13 humbje, Partizani me 17 fitore e 14 humbje, Baskonia dhe Zalgiris Kaunas me nga 16 fitore e 15 disfata

Rezultatet e xhiros së 31-të

Real Madrid – Fenerbahce  90 – 75

Olympiakos – Lyon-Villeurbanne 81 – 55

Crvena Zvezda – Valencia  92 – 73

Zalgiris Kaunas – Monaco 79 – 70

Baskonia – Alba Berlin 93 – 87

Partizan – Barcelona  80 – 89

Anadolu Efes – Milano 89 – 69

Panathinaikos – Bayern 86 – 76

Maccabi Tel Aviv – Virtus Bologna  111-80

Shaban Sinani  /KlanMacedonia/

You may also like