Fitore minimale ndaj Frankfurt, Stuttgart ruan trendin pozitiv në “Deutsche Bank Park”

by admin
Spread the love

Stuttgart fiton me rezultatin 1-2 në transfertën e Eintracht Frankfurt, në takimin e javës së 12-të të Bundesliga.

Kjo sfidë u zhbllokua që në minutën e parë, me Undav që kaloi miqtë në avantazh, megjithatë një autogol i Anton në minutën e 26’ u dha barazimin vendasve.

Stuttgart vazhdoi me sulmet dhe në minutën e 45+1’ Undav gjeti golin e dytë personal dhe të dytin për ekipin e tij.

Në fraksionin e dytë, pati raste nga të dyja skuadrat, megjithatë kjo pjesë nuk solli gola të tjerë.

1-2 dhe Eintracht Frankfurt renditet në vend të shtatë me 18 pikë, teksa Stuttgart renditet në vend të tretë me 27 pikë./ Super Sport


Top Channel

You may also like