Fitore me përmbysje e Partizanit, festë e kuqe në Letoni

by admin
Spread the love

Fitore me përmbysje për Partizanin në Letoni.

Kampionët e Shqipërisë triumfuan 1-2 përballë Valmieras në takimin e parë të raundit të tretë në Conference League.

Duke hedhur një hap drejt kalimit në “play-off”, që do e afronte Partizanin me realizimin e ëndrrës për të luajtur në grupet e këtij kompeticioni.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve falë golit shumë të bukur të brazilianit Gustavo Silva (27’).

Por, “Demat” përmbysën gjithçka falë realizimeve të Tedi Carës (58′) dhe Arinaldo Rrapajt (78′), me këtë të fundit që shënoi me një goditje nga larg.

Sfida e kthimit do të zhvillohet në “Air Albania” të enjten e ardhshme (17 gusht).


Top Channel

You may also like