Fitore me aromë titulli në klasike, Tirana feston në “Loro Boriçi”

by admin
Spread the love

Tirana ia del edhe në “Loro Boriçi”.

Kampionët e Shqipërisë fituan 0-1 në Shkodër përballë Vllaznisë vendase. Kristal Abazaj realizoi golin e fitores në minutën e 43’.

Ky ishte triumfi i katërt radhazi për bardheblutë e Orges Shehit. Tirana është ngjitur në kuotën e 56 pikëve, tetë më shumë se Partizani që pret Bylisin në shtëpi të dielën.

Fitore arriti edhe Teuta në derbin kundër Erzenit. Skuadra durrsake mposhti 2-0 shijakasit. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Sherif Kallaku ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 64’.

14 minuta përpara fundit, Teuta gjeti edhe golin e qetësisë me anë të Lorenco Vilës. Skuadra e Edi Martinit mbërrin Erzenin në kuotën e 38 pikëve./ Shqip


Top Channel

You may also like