Fitore e rëndësishme përballë Motherwell, Rangers merr fitoren e katërt radhazi

by admin
Spread the love

Rangers mposht kundërshtarin e radhës Motherwell me rezultatin 2-1 dhe vazhdon serinë e 4 fitoreve rresht në kampionat.. Kjo sfidë çeli javën e 11-të në kampionatin Skocez. Ndeshja mes dy ekipeve u transmetua Live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Në pjesën e parë skuadrat tentuan për të shënuar por nuk realizuan. Ky fraksion u mbyll në barazim pa gola.

Në pjesën e dytë Rangers do të zhbllokojë shifrat me nje gol nga Tillman. Mesfushori anglez mori përsipër një aksion personal nga mesi i fushës dhe arriti të realizojë një gol mjaft të bukur. Lundstram mendon për të çuar shifrat në 2-0 duke goditur me kokë nga një top i shërbyer nga goditja e këndit. Nuk zgjat shumë dhe ekipi i Motherwell kundërpërgjigjet me një eurogol nga goditja e dënimit me McKinstry. Vendasit tentuan për të barazuar shifrat por miqtë menaxhuan mirë rezultatin dhe arritën të marrin tre pikë me vlerë.

Rangers pozicionohet në vendin e dytë në tabelë me 25 pikë të grumbulluara në 11 javë të luajtura. Kryesimin e tabelës e mban Celtic me 27 pikë, dy pikë më shumë se Rangers. /oversport.tv

You may also like