Fitore e parë e Shkëndijës para tifozëve vendor – Shqip

by admin
Spread the love

Sileksi mund Shkupin në Kratovë

Në katër terrenet e futbollit sot u zhvilluan katër ndeshje të javës së 20-të të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor. Shkëndija shënoi fitore kundër Pobedës me rezultat 1:0, ndërsa në Kratovë, Sileksi e mundi Shkupin 2:1.

Në stadiumin e qytetit në Tetovë, skuadra kuq e zi shënoi fitoren e parë sezonale para publikut vendas, kësaj radhe kundër Pobedës së Prilepit me rezultatin 1:0. Autor i golit të vetëm ishte Erald Çinari në minutën e 61’. Me këto tre pikë Shkëndija mbetet në pozitën e tretë me 31 pikë të grumbulluara.

Në Kratovë, Sileksi shënoi fitore kundër Shkupit me rezultat 2:1, në autokomandë Skopje dhe Tikveshi luajtën me barazim pa gola, ndërsa në Shkup, Bregallnica ishte më e mirë se Rabotniçi ku fitoi me rezultat 1:0. Struga Trim&Lum dje barazoi me Makedonija GJ.P. me rezultat 0:0.

Tabelën e kryeson Struga T&L me 39 pikë, e ndjekur nga Shkupi me 27 pikë dhe Shkëndija me 31 pikë.

/Shaban Sinani – KlanMacedonia/

You may also like