Fitojnë Shkupi dhe Struga TL – Voska Sport dhe Gostivari kthehen me nga një pikë – Shqip

by admin
Spread the love

Në pesë terrene të Ligës së Parë të futbollit vendor, sot u zhvilluan ndeshjet e javës së 17-të të sezonit vjeshtor.  Shkupi  dhe  Struga  Trim Lum  shënuan  fitore, ndërsa  Voska Sport dhe  Gostivari barazuan në transfertë.

Derbi i kësaj jave që u zhvillua në stadiumin e Çairit mes Shkupit dhe Shkëndijës pas 90 minutave lojë, përfundoi me rezultatin  1-0

Vendasit në pjesën e parë ishin në epërsi 1-0 me golin e Trapanoskit në minutën e 37-të. Me  këto tre pikë Shkupi vazhdon të kryesojë renditjen me 35 pikë, ndërsa Shkëndija zbret pozitën e tretë me 32 pikë.

Në Kavadar ndeshja u zhvillua me kthesa të shumta, vendasit kaluan në epërsi me autogolin e Zguros në minutën e 6 dhe të Ivanovskit në minutën e 13-të, por Marjan Radevski me dy gola në minutën e 37 dhe 42 barazoi rezultatin  me të cilën përfundoi pjesa e parë.  Në pjesën e dytë struganët shënuan edhe golin e tretë me autor Georgievski. 

Në Shtip, Bregallnica vendas dhe Voska Sport  I ndanë pikët duke luajtur me barazim 2-2., në Kratovë Sileksi  dhe  Gostivari  përfunduan me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa Rabotniçki shënoi fitore  1-0, kundër AP Brera.

Dje në stadiumin e Gjorçe Petrovit, ekipi Vardarit në cilësinë e mysafirit me golin e Mihajlo Milosavic mundi Makedopnija GjP 1-0.

Rezultatet e javës së 17-të

Shkupi – Shkëndija   1-0

Tikveshi – Struga Trim Lum  2-3

Sileksi – Gostivari  1-1

Bregallnica – Voska Sport  2-2

Rabotniçki – AP Brera 1-0

Dje Makedonia Gj.P – Vardari  0-1

 

You may also like