Fitimi dhe humbja më e madhe në jetën e Violeta Kajtazit

by admin
Spread the love

Fitimi dhe humbja janë pjesë e pandashme të jetës, por cili ka qenë fitimi dhe humbja më e madhe për këngëtaren pejane, Violeta Kajtazin.

Ajo këtë të diel në emisionin “N’Maje t’Gjuhës me Xherin”, në RTV21 zbuloi se si humbjen më të madhe e konsideron vdekjen e prindërve dhe motrës, ndërsa si fitimin më të madh e sheh zgjerimin e familjes me nipër e mbesa.

“S’po du me cek vlerat monetare, por shpirtërore. Humbja më e madhe sigurisht është humbja e familjarëve, prindërve dhe motrës. Fitimi më i madh është që gati çdo vit unë gëzohem me një nip, stërnip apo mbesë, stërmbesë. D.m.th familja veç po zgjerohet”, tha ajo./21Media

You may also like